PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, strategji vjetore për uljen 5% të ndotjes së ajrit
2016-03-02 09:08:50 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Bashkisë së Pekinit kanë prezantuar një strategji të re për uljen e dendësisë së ndotjes së ajrit PM 2.5 me 5%, këtë vit. Zëvendës-shefi i Zyrës së Mbrojtjes së Mjedisit pranë Bashkisë së Pekinit, Fang Li duke shtjelluar këtë strategji tha se zonat e përdorimit të qymyrgurit do të jenë në fokus të veprimtarisë për mbrojtjen e mjedisit këtë vit.

"Distriktet në lindje dhe perëndim të Pekinit do të monitorohen nga afër për të mos lejuar shitjen, transportimin dhe djegien e qymyrgurit. Kjo përfshin dhe inspektimet e shitësve dhe të konsumatorëve të mëdhenj të qymyrgurit."

Plani për uljen e përdorimit të qymyrgurit për ngrohje në kryeqytetin kinez përfshin zëvendësimin e tij me energjinë elektrike, si dhe përhapjen e rrjetit të furnizimit me gaz nga Pekini drejt 400 fshatrave dhe minibashkive të tij këtë vit. Parashikohet dhe heqja nga qarkullimi rrugor e afro 200 mijë automjeteve me ndotje të lartë. Në fokus të monitorimit do të jenë dhe kompani që shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit, kryesisht ato në periferi të Pekinit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China