PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjermani, përplasja e trenave: Hetimet fokusohen tek kontrollori i sinjaleve
2016-02-11 09:53:21 CRI Komenti juaj Printoni

Hetuesit gjermanë thanë se po përqendrohen tek kontrollori i sinjaleve, ndërsa po përpiqen të gjejnë shkakun që solli përplasjen vdekjeprurëse të trenave të martën.

Një burim i paidentifikuar komentoi të mërkurën në media në lidhje me hetimet. Ai tha se vetëm një trase e hekurudhës u hap për të dy trenat, duke shkaktuar dhe përplasjen e tyre.

Ministri gjerman i Transportit, Alexander Dobrindt, thotë se nga analiza fillestare e kutisë së zezë rezulton se treni nuk kishte ndonjë defekt teknik.

"Pasi përfundoi analiza e kusisë së parë të zezë u bë e qarte se kjo pjesë e trasesë nuk kishte ndonjë problem teknik ndërsa drejtuesi i trenit veproi sipas rregullave. Sinjalet ishin të sakta dhe gjithashtu dhe përgjigja e drejtuesit."

Bilanci i viktimave vijon të jetë 10 nga përplasja e dy trenave në Bad Aibling në shtetin e Bavarisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China