PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dhjetëra mijëra sirianë largohen nga Aleppo pas sulmeve ruse
2016-02-06 09:53:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu njoftoi të premten se të paktën 15 mijë sirianë që janë larguar nga qyteti verior Aleppo kanë mbërritur në kufirin e Turqisë.

Largimi i emigrantëve erdhi pas shtimit të bombardimeve ruse të premten rreth Aleppo-s, ndërkohë që punonjësit humanitarë druhen se qyteti mund të bjerë shumë shpejt nën kontrollin e plotë të qeverisë.

Trupat qeveritare siriane se bashku më aleatët e tyre libanezë dhe iranianë kanë marrë plotësisht nën kontroll rrethinat e Aleppo-s në 24 orët e fundit dhe ndërprerë rrugën kryesore që e lidh rajonin me Turqinë.

Ofensiva mbi Aleppo shkaktoi dështimin e bisedimeve të paqes në Gjeneve më herët këtë javë.

Konfliktet midis qeverisë dhe rebelëve në Siri kanë lënë të vdekur të paktën 250 mijë njerëz dhe shpërngulur 11 milionë të tjerë që nga viti 2011. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China