PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi dhe Obama angazhohen për bashkëpunim të vazhdueshëm Kinë-ShBA
2016-02-06 11:33:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Barack Obama.

Xi Jinping theksoi përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve dhe arritjet në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa shtoi se Kina është e gatshme për të bashkuar duart me ShBA-në për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit praktik në të gjitha fushat.

Presidenti Obama tha se ndihej i lumtur që biseda telefonike zhvillohej në prag të Vitit të Ri Hënor. Ai shprehu dëshirën që lidhjet ndërsjella do të shënojnë përparime të reja dhe të dy palët do të vazhdojnë nxitjen e paqes, sigurisë dhe begatisë për të dy vendet, si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, zoti Obama tha se ShBA-ja shpreson për forcimin e koordinimit dhe vënien në lëvizje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të marrë masa efikase për të zvogëluar ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Ai shtoi se SHBA-ja është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën mbi këtë çështje.

Xi Jinping tha se Kina është e angazhuar për çarmatosur Gadishullin Korean dhe këmbëngul për gjetjen e një zgjidhjeje nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve.

Ai vuri në dukje se Kina është e gatshme për të ruajtur kontaktet me çdo palë, duke përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China