PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Raporti: Ekonomia europiane do të vazhdojë rimëkëmbjen
2016-02-05 09:43:06 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian publikoi të enjten raportin e Parashikimit të Ekonomisë të Dimrit 2016, sipas të cilit ekonomia e Europës do të vazhdojë rimëkëmbjen. Në raport thuhet po ashtu se rritja e ekonomisë së Eurozonës do të përshpejtohet pak në vitin 2016 dhe 2017, por duhet treguar vëmendje në kushtet e ngadalësimit të rritjes së ekonomive të reja, dobësimit të tregut ndërkombëtar, gjendjes së tensionuar në disa zona dhe sfidave të tjera të jashtme që po shtohen.

Raporti parashikon se ekonomia e 19 vendeve të Eurozonës do të rritet sivjet 1.7 %, duke e kaluar nivelin 1.6 % të vitit 2015, ndërsa në vitin 2017 pritet të arrijë në 1.9 %.

Sipas raportit, përveç Greqisë, të gjitha vendet e tjera të Eurozonës do të kenë rritje ekonomike në vitin 2016. Ekonomia e Greqisë këtë vit pritet të ulet me 0.7%, kurse në vitin 2017 parashikohet të rritet me 2.7 %. Rritja e ekonomisë gjermane si sivjet, ashtu edhe vitin e ardhshëm, parashikohet të ketë një rritje 1.8 %. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China