PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Rusia, kontakte të ngushta mbi vizitat reciproke të liderëve
2016-02-04 19:51:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Rusia po mbajnë kontakte të ngushta mbi shkëmbimet e nivelit të lartë të këtij viti, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang.

Ai i bëri komentet kur u pyet mbi njoftimet e medieve ruse për një vizitë të mundshme zyrtare të presidentit Vladimir Putin në Kinë, ndërkohë pritet po këtë vit dhe një vizitë e kryeministrit kinez Li Keqiang në Rusi.

Lu tha se presidentët e Kinës dhe të Rusisë ruajnë traditën e vizitave të përvitshme reciproke dhe kryeministrat e dy vendeve mbajnë takime të rregullta çdo vit.

"Shkëmbimet e shpeshta të nivelit të lartë pasqyrojnë thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Rusi," tha ai.

Dy vendet do të punojnë së bashku për të lidhur Rripin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit me Bashkimin Ekonomik Euraziatik si dhe do të kremtojnë 15-vjetorin e Traktatit kino-rus të Bashkëpunimit të Fqinjësisë së Mirë, tha Lu. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China