PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lavrov: marrëdhënietruso-kineze në nivelin më të lartë në histori
2016-01-27 09:40:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet aktuale midis Rusisë dhe Kinës janë në nivelin më të lartë në histori, duke shënuar një rekord bashkëpunimi. Në analizën vjetore të diplomacisë ruse kreu i saj Lavrov tha se qysh nga viti 2001 të dy vendet kanë nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe të fqinjësisë së mirë në nivel të partneritetit të gjithanshëm strategjik. "Presidenti Vladimr Putin pas marrjes së detyrës caktoi si përparësi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Kinën. Mes dy liderëve dhe dy kryeministrave të të dy vendeve janë zhvilluar takime të shpeshta", theksoi Lavrov.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi ruso-kinez në çeshtje ndërkombëtare luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtar. "Baza e bashkëpunimit tonë janë ligjet ndërkombëtare, respektimi i rolit qendror të OKB-së, mosndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera ", tha Lavrov.

Ministri i jashtëm Lavrov tha se bashkëpunimi ruso-kinez ka forcuar statusin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe të G20-s, në drejtim të reformës së sistemit financiar ndërkombëtar, si dhe ka rritur rolin e shteteve të BRICS-it. "Të gjitha këto janë rezultat i nivelit të lartë të bashkëpunimit midis Rusisë dhe Kinës", tha Lavrov. (Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China