PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi Jinping do të vizitojë Iranin
2016-01-18 10:08:24 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të presidentit iranian Hassan Rouhani, kreu i shtetit të Kinës Xi Jinping do të zhvillojë këtë javë një vizitë shtetërore në Teheran, e para vizitë e një presidenti kinez në Iran pas 14 vitesh. Duke komentuar këtë vizitë ambasadori i Kinës në Iran Pang Sen tha se ajo pason atë të presidentit Rouhani,majin e kaluar në Kinë dhe pritet të ngrejë në një nivel të ri marrëdhëniet kino-iraniane.

Sipas ambasadorit Pang Sen, Xi Jinping është presidenti i parë që viziton Iranin pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë e huaja.

"Zbatimi i marrëveshjes ka hapur rrugën e bashkëpunimit midis Kinës dhe Iranit, sidomos në fushën tregtare. Liderët e të dy vendeve do të shkëmbejnë mendime mbi çeshtje rajonale e ndërkombëtare, si dhe pritet të arrihet konsensus në çështje të rëndësishme në shkëmbimet tregtare dypalëshe, përcaktuese për bashkëpunimin në të ardhmen. Gjatë vizitës së presidentit Xi në Teheran pritet të nëshkruhen memorandume bashkëpunimi në energjetikë, investime, në sektorin e naftës dhe të gazit, kulturë, dogana dhe shkëmbimet njerëzore", tha ambasadori kinez.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China