PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Arabia Saudite dhe Irani të ruajnë gjakftohtësinë
2016-01-12 09:30:12 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministri së Jashtme të Kinës Hong Lei përmes një deklarate për mediat komentoi të hënën vizitën e zëvendës ministrit të jashtëm kinez Zhang Ming në Arabinë Saudite.

Sipas zëdhënësit, nga 6 deri në 8 janar, zv-ministri Zhang Ming vizitoi Arabinë Saudite ku u takua me trashëgimtarin e princit saudit Mohamed, me ministrin e jashtëm Adel al-Jubeir dhe zytarë të tjerë të lartë. Zhang Ming tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe Arabisë Saudite janë në nivel të lartë strategjik dhe pala kineze dëshiron shtimin e bashkëpunimit brenda nismës "Një brez dhe një rrugë". Duke u ndalur te situata e konfliktit midis Arabisë Saudite dhe Iranit, zëvendësministri Zhang Ming tha se Kina u bën thirrje të dyja palëve të ruajnë gjakftohtësinë, të zhvillojnë dialog dhe të lehtësojnë gjendjen e tensionuar.

Nga ana e tyre zyrtarët e lartë sauditë vlerësuan zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën dhe shprehën dëshirën për partneritet në nismën "Një brez dhe një rrugë", për të forcuar bashkëpunimin në energjitikë, ekonomi, tregti dhe infrastrukturë. Ata falenderuan palën kineze për rolin aktiv në çështjen rajonale. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China