PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, Rusia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi financiar
2015-12-18 10:04:04 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Popullore e Kinës njoftoi të enjten nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit financiar me Bankën Qendrore të Federatës së Rusisë.

Ky memorandum do t'i shërbejë nxitjes së shkëmbimeve tregtare në rubël dhe juan, vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e pagesave dhe kartave bankare, ofrimin e lehtësive për lëshimin e obligacioneve në monedhat vendore si dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e vlerësimit të kredisë.

Guvernatorët e bankave qendrore të të dy vendeve u shprehën se ekonomitë e Kinës dhe të Rusisë plotësojnë njëra tjetrën dhe kanë një potencial të madh.

Nënshkrimi i memorandumit tregon se të dyja palët i vlerësojnë lart arritjet e tanishme në bashkëpunimin financiar dypalësh dhe kanë besimin e plotë për të ardhmen, thekson deklarata e lëshuar nga Banka Popullore e Kinës. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China