PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, Takimi i 5-të ndërpartiak kino-rus
2015-12-01 20:59:47 CRI Komenti juaj Printoni

U zhvillua të martën në Pekin takimi i 5-të i mekanizmit të dialogut mes Partisë Komuniste të Kinës dhe Partisë Rusia e Bashkuar me temë "Roli i politikës në modernizimin e sistemit qeverisës". Liu Yunshan, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së theksoi se të dyja partitë duhet të promovojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe, përmes dialogut dhe shkëmbimit të eksperiencës. Në një letër drejtuar takimit, presidenti i Kinës Xi Jinping, njëherësh sekretar i përgjithshëm i KQ të PKK-së nënvizon se shkëmbimet ndërpartiake po luajnë një rol të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Edhe presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin përshëndetës për takimin thekson se bashkëpunimi midis dy partive luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, në zgjidhjen e çeshtjeve madhore si dhe në koordinimin e qëndrimit të tyre, për çeshtje rajonale dhe ndërkombëtare.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China