PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia njofton kufizime të tjera të importeve nga Turqia
2015-12-01 10:01:15 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia do të kufizojë importet e frutave dhe të perimeve nga Turqia, si pjesë e një pakete sanksionesh të reja pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus nga Turqia javën e kaluar.

Sanksionet e fundit përfshijnë kufizime lidhur me nënshkrimin nga firmat turke të ndërtimit të kontratave të reja në Rusi, si edhe në transportin rrugor.

Këto masa pasojnë ato të shpallura me dekret nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën, të tilla si anulimi i udhëtimit pa viza të shtetasve turq në Rusi dhe i zgjatjes së kontratave të punës të shtetasve turq që punojnë në Rusi, duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se vendi i tij nuk do t'i kërkojë falje Rusisë për rrëzimin e aeroplanit dhe shprehu shpresën se Rusia do t'i rishikojë sanksionet. Davuloglu shtoi gjithashtu se Ankaraja është e hapur për bisedime me Moskën për të gjetur mënyrat për shmangien e incidenteve të tilla në të ardhmen. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China