PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama sërish thirrje për forcimin e kontrollit të armëve
2015-11-29 10:27:14 CRI Komenti juaj Printoni

Pas incidentit të ndodhur në Colorado, presidenti i ShBA-së Barack Obama bëri sërish thirrje të shtunën për forcimin e kontrollit të armëve.

"Njerëzit nuk kanë të drejtë të marrin me vete armë të rënda pa vështirësi," theksoi Obama.

"Kjo nuk është normale. Ne nuk duhet ta lejojmë të bëhet normale," shtoi ai.

Një institucion shëndetësor në Colorado u sulmua me armë zjarri të premten. Incidenti përfundoi me tre viktima dhe nëntë të tjerë të plagosur. Deri tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Që pas marrjes së mandatit presidenti Obama ka bërë disa herë thirrje për të forcuar kontrollin e armëve, duke e nxitur Kongresin të miratojë një ligj të rreptë, por thirrjet e tij janë anashkaluar. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China