PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fabius: Kina partner i rëndësishëm i luftës ndaj ndryshimit të klimës
2015-11-29 09:37:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është një partner i rëndësishëm i luftës ndaj ndryshimit të klimës që ka treguar vendosmërinë për të adresuar sfidat globale të ndryshimit të klimës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Francës Laurent Fabius.

Ai shtoi se ka shenja pozitive për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për klimën në konferencën e Parisit.

Fabius, i cili do të drejtojë të hënën Konferencën Klimës së OKB-së, u tha gazetarëve se ai ka parë prova për vendosmërinë e Kinës gjatë 11 vizitave në vend.

"Kina ka treguar vendosmërinë e saj shumë e qartë për të luftuar ndryshimin e klimës. Ata kanë folur për një civilizim të ri të gjelbër, për një civilizim ekologjik," nënvizoi kryediplomati francez.

Sot Kina ka tregun më të madh të energjisë së ripërtërishtshme dhe është zotuar t'i përgjysmojë shkarkimet e karbonit rreth vitit 2030. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China