PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Francë-Gjermani, krijohet fondi për sigurinë publike
2015-11-26 10:02:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri francez i Ekonomisë Emmanuel Macron dhe homologu i tij gjerman Sigmar Gabriel propozuan përmes një letre të hapur krijimin e një fondi me vlerë 10 miliardë euro për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit europian mbi çështjet të ndryshme si të sigurisë, të refugjatëve etj., në të mirë të mbrojtjes së rezultateve të integrimit europian.

Në këtë letër dorëzuar presidentit francez François Hollande dhe kancelares gjermane Angela Merkel, thuhet se nga sulmet terroriste deri tek fluksi i refugjatëve, krizat e thella po testojnë vende të ndryshme europiane. Nga një këndvështrim afatgjatë, nëse vendet europiane nuk do të koordinojnë me njëra-tjetrën, do të dëmtohet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda zonës së Shengenit, duke ndikuar edhe në ndërtimin e një tregu të unifikuar.

Për këtë, ministrat e Ekonomisë të Francës dhe të Gjermanisë kërkuan krijimin e një fondi 10 miliardë eurosh brenda 3 vjetësh. Ata shpresojnë që pjesë e këtij fondi të jenë sa më shumë vende europiane, duke e bërë atë si një platformë për largimin e rreziqeve dhe për nxitjen e bashkimit të vendeve europiane në përballimin e krizave aktuale. (Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China