PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson rezultate pozitive nga takimi i punës mes dy Koreve
2015-11-25 10:08:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpreson se takimi i punës mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut do të ketë rezultate pozitive, u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei.

Pheniani dhe Seuli ranë dakord të premten për organizimin e një takimi të enjten për të diskutuar kohën, vendin dhe agjendën e diskutimeve ndërqeveritare.

Zëdhënësi Hong Lei shprehu gjithashtu ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Koresë së Jugut Kim Young-sam, duke përmendur ndihmesën e tij për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Kore e Jugut.

Kim Young-sam u nda nga jeta të dielën, në moshën 88-vjeçare. Ai e mbajti postin e presidentit të Koresë së Jugut nga viti 1993 deri në vitin 1998. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China