PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbahet dialogu i lartë politik Kinë-Japoni
2015-10-14 09:29:03 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilltari Shtetëror i Kinës Yang Jiechi dhe kreu i Këshillit të Sigurisë së Japonisë Yachi Shotaro bashkëdrejtuan të martën raundin e dytë të dialogut të nivelit të lartë Kinë – Japoni në Tokio.

Yang nënvizoi se që nga fundi i viti të kaluar, marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë dhanë shenja përmirësimi. Ai shtoi se qeveria kineze shpreson të mbajë të hapur dialogun dhe kontaktet me Japoninë.

Yang gjithashtu i bëri thirrje Japonisë të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve në frymën e nxjerrës së mësimeve nga historia dhe përballjen me të ardhmen, duke trajtuar me kujdes çështjet delikate.

Nga ana e tij, zyrtari japonez Yachi Shotaro tha se Japonia do t'i qëndrojë besnik zbatimit të marrëveshjes katërpikëshe dhe do të vazhdojë prirjen e zhvillimit paqësor.

Zyrtari kinez do të mbajë bisedime sot (e mërkurë) në pasdite edhe me kryeministrin Shinzo Abe. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China