PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcat ajrore izraelite nisën sulmet ajrore në Gazë
2015-10-12 20:40:37 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 袭击---Xí jī---Sulm

Ditët e fundit është acaruar situata midis Palestinës dhe Izrealit. Mëngjesin e së dielës, sipas kohës lokale, forcat ajrore izraelite nisën sulmet ajrore kundër dy objektivave në Rripin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite në këto vende Hamasi prodhon armë dhe ai është përgjegjës për të gjitha sulmet nga Gaza.

Dëshmitarët në vendngjarje kënë pohuar se një godinë është shkatërruar tërësisht nga sulmet. Ndërsa burime të ministrisë së shëndetësisë së Gazës, bëjnë të ditur se një grua shtatzënë dhe e bija 2 vjeçare humbln jetën si pasojë e sulmit, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Sulmi ajror izraelit është në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve palestineze me raketa në Gaza. Mbrëmjen e 10 tetorit një raketë u lëshua nga Gaza në drejtim të qytetit jugor Ashkelon. Gjendja e rënduar midis palestinezëve dhe izraelitëve vazhdon dhe vetëm gjatë muajit tetor numri i viktimave palestineve ka arritur në 24.

Sipas medias palestineze më 11 tetor si pasojë e konfliktit në Rripin e Gazës u plagosën 332 palestinezë. Ndërsa pala izraelite njoftoi më herët se një grua palestineze ishte organizuese e sulmit vetëvrasës pranë një postblloku kontrolli në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, duke shkaktuar vrasjen e një polici dhe plagosjen e një izraeliti. Lajmi për këtë ngjarje u raportua dhe nga agjencia palestineze e lajmeve Ma'an.

Në të njejtën ditë në qytetin Hadera në veri të izraelit, një arab me shtetësi izraelite goditi me thikë në drejtim të turmës duke shkaktuar 4 të plasogur dhe më pas u arrestua nga policia.

Duke analizuar acarimin e situatës kohët e fundit, qeveria izraelite u mblodh më 11 dhjetor dhe miratoi propozimin e kryeministrit Netanyahu për dënimin me burg të autorëve të sulmeve, si dhe të dënohen adoleshentët autorë të sulmeve me mjete të forta, por të gjobiten dhe prindërit e tyre. Kreu i qeverisë izraelite Netanyahu u shpreh se marrja e këtyre masave emergjente do të vazhdojë për një periudhë të gjatë. Ai shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do të merren masa më të rrepta. Netanyahu deklaroi se acarimi i gjendjes ka ndodhur për shkak të forcimit të Lëvizjes Islamike brenda Izrealit. Për

Në konferencën për sigurinë të mbajtur në të njejtën ditë nga qeveria izraelite, agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet paraqiti një raport mbi situatën e sigurisë, në të cilin deklarohet se Hamasi është përgjegjësi kryesor i konflikteve të dhunshme të kohëve të fundit, ndërsa presidenti palestinez Abbas po përpiqet të qetësojë gjendjen në perëndim të Lumit Jordan.

Edhe Bashkimi Arab miratoi kërkesën e Palestinës për zhvillimin më 13 tetor të një takimi urgjent lidhur me situatën midis Palestinës dhe Izraelit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China