PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-SHBA, masa për shtimin e besimit reciprok
2015-09-29 10:12:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se ushtria kineze dhe ajo amerikane kanë formalizuar një seri të re marrëveshjesh.

Wu Qian nga Ministria e Mbrojtjes tha se marrëveshjet krijojnë zyrtarisht linja komunikimi për të lejuar të dyja palët të njoftojnë njëra-tjetrën lidhur me operacionet e mëdha ushtarake.

Marrëveshjet përfshijnë gjithashtu kode të sjelljes gjatë bashkëpunimit ajror dhe detar mes dy ushtrive.

"Është një masë praktike dhe zbaton një vendim strategjik marrë nga liderët e dy vendeve. Është në favor të krijimit të besimit të ndërsjelltë dhe parandalon keqkuptimet si dhe do të kontribuojë në krijimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe në ushtritë e dy superfuqive."

Të dy palët ranë zyrtarisht dakord për krijimin sistemeve të reja të raportimit në muajin nëntor, pas propozimit të kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping gjatë takimit të tij me Barak Obama në qershorin e vitit 2013. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China