PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takohet me presidentin e Sierra Leones
2015-09-28 10:27:53 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Nju Jork me presidentin e Sierra Leones Ernest Bai Koroma. Gjatë takimit, Xi Jinping tha se viti i ardhshëm do të jetë 45-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Sierra Leones. Kina dëshiron të forcojë pandërprerë besimin e ndërsjellë politik me Sierra Leonen, duke zgjeruar bashkëpunimin dypalësh me leverdi reciproke.

Xi Jinping vuri në dukje se vitin e kaluar, shpërtheu gjendja epedemike e Ebolas në Sierra Leone dhe Kina ishte i pari vend që ofroi ndihma, duke u bërë shembull për komunitetin ndërkombëtar. Tani Kina po harton një sërë planesh në ndihmë të 3 vendeve afrikane në rajonin epedemik të Ebolas për rindërtimin shoqëror e ekonomik.

Xi Jinping shtoi se Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Sierra Leonen në probleme të zhvillimit, të ndryshimit të klimës, të reformës së Këshillit të Sigurimit etj. për të mbrojtur interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Nga ana e tij, Ernest Bai Koroma tha se në periudhën e vështirë të luftës kundër Ebolas, qeveria e populli kinez i kanë dhënë popullit të Sierra Leones ndihmë të çmuar, duke nxitur komunitetin ndërkombëtar t'i kushtojë vëmendje gjendjes epedemike në këtë vend. (Fani/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China