PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe ShBA-ja zotohen të përmirësojnë marrëdhëniet
2015-09-26 12:25:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Xi Jinping tha se Kina është e gatshme për të punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara për t'i drejtuar marrëdhëniet dypalëshe në linjën e duhur.

Gjatë bisedimeve me homologun amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Xi tha se beson se marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar përparim gjatë dy viteve të fundit, duke sjellë përfitime për të dy kombet si dhe për mbarë botën.

Ai nënvizoi se marrëdhënia ushtarake midis të dy palëve ka një rëndësi të madhe dhe tha se shpreson që ajo do të thellohet. Ndërkohë njoftohet se Kina do të marrë pjesë në manorëvn më të madhe ushtarake në botë, 'Rreth Paqësorit 2016 (Rim of the Pacific 2016), si dhe do të dërgojë trupa të marrin pjesë gjatë nëntorit në manovrën që do të zhvillohet në Seattle me në fokus operacionet e shpëtimit dhe ato humanitare.

Në të njëtjën kohë Kina do të zhvillojë bashkëpunim trepalësh me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë ushqimore, ndërtimin e sistemeve të shëndetit publik si dhe hartimin e sistemeve të reagimit të shpejtë në Afrikë dhe Azi.

Pas takimet, të dy presidentët dolën për një konferencë të përbashkët shtypi. Presidenti Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord për të dhënë ndimhë në hetimet e secilës palë dhe të ndajnë informacionet për rastet e krimeve kibernetike (në internet) .

"Kina e kundërshton me forcë dhe e lufton vjedhjen e sekreteve tregtare si dhe sulmet e tjera nga hakerat. Pala amerikane ka shqetësime në lidhje me këtë çështje. Nëpërmjet kanaleve ekzistuese ne kemi mundësi që t'i adresojmë këto shqetësime. Kina do të trajtojë seriozisht paraqitjen e çdo lloj informacioni nga ShBA-ja, ndërsa në të ardhmen ne do të vazhdojmë të mbajmë komunikim nëpërmjet zyrtarëve të zbatimit të ligjit mbi këtë problem me synim për ta zgjidhur atë."

Sa i përket territorit, presidenti Xi tha se Kina është e vendosur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China