PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Uashington, presidenti Xi Jinping takon udhëheqësit e Kongresit
2015-09-26 11:52:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping takoi të premten në Uashington udhëheqësit e Kongresit, të cilëve u bëri thirrje t'i zgjidhin mosmarrëveshjet midis të dy vendeve në një mënyrë të përshtatshme dhe konstruktive.

Gjatë takimit me udhëheqësit e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve si dhe krerët e komiteteve, Xi falënderoi institucionet ligjvënëse të të dy vendeve për mbështetjen e përparimit të marrëdhënieve Kinë – Shtetet e Bashkuara në vitet e kaluar.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bien e 'kurthin e Tukliadit', tha Xi, duke nënvizuar se të dy vendet duhet të zgjerojnë bashkëpunimin dhe të kontrollojnë dallimet në të mirë të të dy popujve dhe mbarë botës.

Të dy vendet duhet të priren nga interesat e përbashkët dhe zgjerimi i bashkëpunimit, dhe jo e kundërta, tha Xi.

Udhëheqësit e Kongresit e mirëpritën vizitën shtetërore të presidentit Xi Jinping dhe thanë se Kongresi ka vullnetin për të luajtur një rol pozitiv për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Xi foli gjatë takimit mbi çështje që lidhen me ekonominë e Kinës, ndryshimin e klimës, Detin Jugor, të drejtat e njeriut, hapësirën kibernetike, mjedisin e investimeve dhe çështje të tjera. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China