PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi, propozime për thellimin e marrëdhënieve kino-amerikane
2015-09-26 09:35:52 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë bisedimeve me homologun e tij amerikan Barack Obama, presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti të premten në Uashington gjashtë propozime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.

Xi kërkoi të ruhen kontaktet e ngushta të nivelit të lartë dhe të niveleve të tjera, duke u shfrytëzuar si duhet mekanizuat e dialogut midis dy vendeve, si dialogu strategjik e ekonomik Kinë-ShBA, konsultimet e shkëmbimet njerëzore të nivelit të lartë, komisioni i përbashkët ekonomiko-tregtar etj., që të nxiten më tej marrëdhëniet kino-amerikane.

Ai propozoi gjithashtu zgjerimin e dhe thellimin e bashkëpunimit pragmatik midis dy vendeve në fushat ekonomiko-tregtare, ushtarake, luftës kundër terrorizmit, zbatimit të ligjit, energjetike, të mbrojtjes së mjedisit dhe të ndërtimit të infrastrukturës.

Presidenti Xi kërkoi shtimin e shkëmbimeve njerëzore, për të hedhur baza të forta shoqërore për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane.

Sipas tij, të dy vendet duhet të respektojnë ndryshimet midis dy palëve në traditat historike e kulturore, në sistemin shoqëror, në rrugën e zhvillimit dhe në fazën e zhvillimit, duke e bërë më dinamik përparimin e përbashkët.

Gjatë takimit me Obamën Xi kërkoi të vazhdohet thellimi i dialogut e bashkëpunimit mbi çështjet në rajonin e Azi Paqësorit.

Ndërsa në fund, presidenti kinez e ftoi homologun amerikan për të përballuar bashkërisht sfidat e ndryshme rajonale e globale, që t'i ofrohet komunitetit ndërkombëtar më shumë të mira publike. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China