PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi takon Obamën, kërkon shtimin e besimit strategjik dypalësh
2015-09-25 19:46:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua mbrëmjen e së enjtes me presidentin e ShBA-së Barak Obama në "Blairhouse" në Uashington.

Xi Jinping theksoi se Reforma dhe Hapja është një politikë themelore e Kinës. "Kina nuk do t'ia mbyllë derën e saj botës," u shpreh z. Xi, duke vijuar se rruga e zhvillimit paqësor është zgjedhja strategjike e Kinës. Ndërkohë, Kina do të ruajë interesat e saj të sovranitetit, sigurisë dhe të zhvillimit, tha kreu i shtetit kinez.

Xi Jinping vuri në dukje gjithashtu se reforma dhe përmirësimi i sistemit të tanishëm ndërkombëtar nuk është krijim i një sistemi të ri, por është nxitje ndaj këtij sistemi, që ai të zhvillohet në një mënyrë më të përshtatshme dhe të drejtë. Nisma "Një Brez dhe Një Rrugë" dhe Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (BAII) janë të hapura, transparente e gjithëpërfshirëse dhe janë në të mirë të zhvillimit ekonomik, të shtimit të punësimit dhe të pakësimit të varfërisë në vendet përkatëse. BAII e mirëpret palën amerikane dhe vende të tjera që të merrin pjesë në të, vuri në dukje mysafiri i lartë kinez.

Xi theksoi po ashtu se ekzistojnë dallime midis Kinës dhe SHBA-së, por interesat e përbashkët të të dyja palëve janë më të mëdha se dallimet. Faktet kanë treguar se krijimi i marrëdhënieve kino-amerikane të tipit të ri është plotësisht i drejtë dhe këto marrëdhënie kanë një të ardhme të shkëlqyer.

Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se ShBA-ja e mirëpret rimëkëmbjen e Kinës. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, një Kinë e zhvilluar dhe e qëndrueshme përputhet jo vetëm me interesat e popullit kinez, por edhe me ato të ShBA-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Bota po shkon në gjendjen e shumëpolarizimit dhe zëri e përfaqësimi i Kinës dhe i vendeve të reja në zhvillim në sistemin ndërkombëtar duhet të ngrihen, vuri në dukje presidenti amerikan Barak Obama.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China