PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina blen 300 aivonë Boeing
2015-09-25 14:22:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe:订购---Dìng gòu---Blerje


Ceremonia e bashkëpunimt kino-amerikan në fushën e aviacionit civil u mbajt në Seattle të SHBA-së, ku përfaqësues të qeverisë kineze dhe të kompanisë amerikane Boeing nënshkruan një sërë dokumentesh mbi bashkëpunimin strategjik dhe të gjithanshëm. Ndërkohë, për të përmbushur kërkesën e tregut të avionëve në Kinë u nënshkrua një marrëveshje me Kompaninë Boeing për blerjen e 300 avionëve.

Ndër marrëveshjet e nënshkuara në fushën e aviacionit civil midis palës kineze dhe asaj amerikane, më e rëndësishme është ajo mes kompanisë amerikane Boeing dhe kompanisë së avionëve tregtarë të Kinës(COMAC) për krijimin e qendrës së prodhimit të avionëve 737. Tl dyja palët ranë dakord për krijimin e një kompanie me kapital të përbashkët dhe kjo është hera e parë që kompania amerikane Boeing nënshkruan një marrëveshje të tillë jashtë SHBA-së.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit i Zhvillimit dhe të Reformës së Kinës Zhang Yansheng vuri në dukje se ky program bashkëpunimi i nivelit të lartë kino-amerikan në industrinë e aviacionit civil u arrit me bashkëpunimin midis kompanisë Boeing dhe firmave kineze.

"Kina dhe ShBA-ja do të bashkëpunojnë për prodhimin e avionëve për pasagjerë të përmasave të mëdha, gjë që do të ndikojë pozitivisht në hapjen e tregut kinez, ndërkohë që kompania COMAC mund të shkëmbejë eksperiencë për dizenjimin dhe prodhimin e avionëve të mëdhenj, çka është në favor të të dy palëve."

Përveç kësaj për të përmbushur kërkesat e tregut të aviacionit civil të Kinës, duke forcuar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, disa firma kineze nënshkruan marrëveshjen për blerjen e 300 avionëve Boeing.

Sipas statistikave, tregu i aviacionit civil i Kinës ka shënuar një rritje të shpejtë në 6 mujorin e parë të këtij viti. Kompanitë ajrore China Airlines, Hainan Airlines dhe China Southern Airlines kanë shënuar një rritje të të ardhurave prej 700%. Profesori i ekonomisë dhe administrimit pranë Universitetit të Aviacionit Civil të Kinës, Li Xiaojin vë në dukje se fitimet e kompanive ajrore të Kinës janë rritur shpejt për shkak të rritjes së kërkesës në tregun kinez.

"Rritja e nivelit të jetesës së kinezëve ka bërë që turistët nga Kina të preferojnë udhëtimet me avion, kryesisht jashtë Kinës. Gjithashtu rritja e dërgesave tregon shtimin e kërkesave për avionë në 20-30 vitet e ardhshme. Në vitin 2050, tregu i transportit ajror të Kinës do të bëhet tregu më i madh në botë dhe Kina do të ketë numrin më të madh të avionëve në nivel botëror. Prandaj, porteciali i zhvillimit të ardhshëm në këtë sektor është shumë i madh, ndaj blerja e avionëve këtë herë shënon një hap drejt krijimit të tregut më të madh të transportit ajror."

Profesori Li Xiaojin vuri në dukje se këto suksese tregojnë rëndësinë e bashkëpunimit me interesa të ndërsjellta kino-amerikan.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China