PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tiranë: Ambasadorja kineze bën vizita në shkolla 9-vjeçare e të mesme
2015-09-24 11:57:31 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën dhe të mërkurën ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu bëri vizita në katër shkolla 9-vjeçare e të mesme në Tiranë ku zhvillohet mësimi i gjuhës kineze. Gjatë vizitave, ajo u takua me drejtorët e këtyre shkollave dhe zhvilloi biseda të përzemërta me mësuesit dhe nxënësit.

Ambasadorja Jiang Yu vlerësoi lart sukseset që kanë arritur këto katër shkolla në drejtim të administrimit e të mësimdhënies. Ajo falënderoi për futjen e mësimit të gjuhës kineze në këto shkolla dhe për përhapjen e kulturës kineze, si edhe për përpjekjet aktive të tyre për nxitjen e miqësisë midis Kinës dhe Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, znj. Jiang i nxiti nxënësit të mësojnë mirë gjuhën kineze dhe të bëhen misionarë të miqësisë kino-shqiptare. Ajo u shpreh gjithashtu se Ambasada e Kinës në Shqipëri dëshiron të vazhdojë të ndihmojë shkollat shqiptare për fillimin e mësimit të gjuhës kineze dhe dëshiron të nxitë më tej shkëmbimet e bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e arsimit.

E shoqëruar nga drejtorët e shkollave, ambasadorja Jiang Yu vizitoi klasat e bibliotekat dhe bisedoi me mësuesit dhe nxënësit. Ajo u njoh nga afër me zhvillimin e orëve të mësimit të gjuhës kineze në këto shkolla. Nxënësit që studiojnë gjuhën kineze interpretuan vallen kineze "Molla e vogël" dhe kënduan këngën kineze "Kërkoj miq" etj. Në emër të Ambasadës, Jiang Yu u dhuroi nxënësve që mësojnë gjuhën kineze disa libra mbi Kinën dhe mjete sportive, si edhe nyja kineze, çanta dhe suvenire të tjera.

Me përkrahjen e fuqishme të Zyrës Kombëtare për Mësimin e Gjuhës Kineze, në një pjesë të shkollave 9-vjeçare e të mesme të Shqipërisë ka nisur mësimi i gjuhës kineze. Numri i shkollave ku mësohet gjuha kineze ka ardhur duke u shtuar dhe niveli i mësimdhënies është rritur pandërprerë. Të gjitha këto kanë luajtur një rol aktiv për mësimdhënien e gjuhës kineze dhe për shkëmbimet midis dy vendeve në fushën e arsimit.

E shoqëruar nga drejtorëve të shkollave, ambasadorja Jiang Yu vizitoi klasat, bibliotekat dhe zhvilloi shkëmbime me pedagogët dhe nxinësit. Ajo njohu thellësisht gjendjen e hapjes së leksioneve të gjuhës kineze në shkollë. Nnënësit e klasës së gjuhës kineze shfaqën me gjuhën kineze vallen "molla e vogël", gënkën "kërohen miqtë" etj. Në emër të Ambasadës, Jiang Yu u dhuroi ncënësve të klasës së gjuhës kineze disa libra mbi Kinën dhe veglat sportive dhe u dha atyre nyje kineze, canta dhe suvenjerë të tjerë.

Me përkrahjen e fuqishme të Zyrës shtetërore të gjuhës kineze, në një pjesë të shkollave të mesme dhe të vogla të Shqipërisë filloi të hapen leksionet e gjuhës kineze. Sasia dhe përmasat e shkollave me leksionet e gjuhës kineze janë shtuar nga dita në ditë dhe cilësia dhe niveli i mësimdhënjes së gjuhës kineze janë ngritur pandërprerë. Të gjitha këto kanë luajtur rolin aktiv për mësimdhënien e gjuhës kineze dhe për shkëmbimet midis dy vendeve në fushën e arsimit. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China