PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping: Ekonomia kineze, prirje të mirë
2015-09-24 11:38:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh se ekonomia kineze ka një prirje të mirë afatgjatë dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Xi i tha këto të mërkurën në takimin me sipërmarrësit kinezë dhe amerikanë në Seattle. Xi theksoi se kohët e fundit, ekonomia kineze është përballur me disa sfida: ritmi i rritjes është ngadalësuar, më shumë presion rënieje si dhe luhatje në tregun e aksioneve. Ky është fakt, mirëpo këto vështirësi u shkaktuan nga gjendja e ekonomisë botërore, masat e kontrollit nga qeveria kineze si dhe problemet strukturore të akumuluara prej vitesh.

"Megjithëse përballemi me vështirësi, unë besoj që ekonomia kineze ka një bazë të qëndrueshme dhe do të ruajë rritje mesatare dhe të lartë për një kohë të gjatë. Ekonomisë kineze ka një të ardhme të ndritur," theksoi Xi Jinping.

Xi Jinping shtoi se rritja e import-eksporteve e Kinës është ngadalësuar, mirëpo sasia e mallrave të importuara nuk është pakësuar, madje është në rritje. Në të ardhmen, vëllimi i importit do të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Kina ka ruajtur rritje të madhe në investime ndërkombëtare dhe po bëhet një burim i rëndësishëm i investimeve në mbarë botën. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China