PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi Jinping flet për gazetën "The Wall Street Journal"
2015-09-22 20:50:28 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta amerikane "The Wall Street Journal" botoi të martën intervistën marrë presidentit kinez Xi Jinping në prag të vizitës së tij në ShBA.

Xi foli mbi marrëdhëniet kino-amerikane, bashkëpunimin në rajonin Azi Paqësorit, përmirësimin e sistemit botëror të qeverisjes, ekonominë e Kinës, sulmet në internet, luftën kundër korrupsionit dhe çështje të tjera që prekin marrëdhëniet dypalëshe.

"Kina dhe ShBA-ja janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo vetëm kanë përgjegjësi për ruajtjen e paqes botërore por edhe ndajnë interesa të përbashkëta," tha Xi.

Presidenti theksoi se Kina dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me ShBA-në mbi çështje të rëndësishme botërore.

"Të dyja palët kanë bashkëpunuar mbi probleme të nxehta në botë, duke përfshirë çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe programin bërthamor të Iranit, bisedimet midis Izraelit dhe Palestinës, ndryshimin e klimës, sëmundjet infektive dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare etj," tha Xi, dhe shtoi të dy vendet se mund të gjenjnë një zgjidhje e përbashkët të problemeve, pavarësisht se mënyrat e tyre nuk përputhen plotësisht.

Gjatë intervistës për gazetën amerikane, Xi nënvizoi se shpejtësia e rritjes ekonomike të Kinës mbetet ende më e larta në botë. Në gjysmën e parë të vitit 2015, ekonomia kineze u rrit me 7%, e cila është e lartë në mjedisin e ndërlikuar ekonomik botëror.

"Qëllimi i zhvillimit të Kinës është dyfishimi i GDP-së dhe i të ardhurave të banorëve deri në vitin 2020 në krahasim me vitin 2010, gjë që mund të realizohet me një rritje mesatare të ekonomisë prej 7%."

Xi Jinping vuri në dukje se zhvillimi i ekonomisë kineze mbetet ende brenda një niveli të përshtatshëm.

"Kina ka nevojë për rritjen e efikasitetit dhe të cilësisë së rritjes ekonomike, zgjidhjen e problemit të pabarazisë dhe të paqëndrueshmërisë," tha presidenti Xi. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China