PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Botohet dokumenti "Kina në 70 vjetorin e OKB-së"
2015-09-22 10:29:11 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës prezantoi të hënën dokumentin "Kina në 70 vjetorin e OKB-së", në të cilin paraqiten të gjitha qëndrimet e Kinës në çeshtjet kryesore të trajtuara nga OKB-ja, si dhe qendrime të palës kineze lidhur me një sërë aktivitetesh dhe samitesh të rëndësishme të OKB-së, rolin e Këshillit të Sigurimit, misionet paqeruajtëse, çeshtje të shëndetit publik, të fëmijëve, grave, çeshtje të arsimit, të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, për ndryshimet klimatike, luftën kundër terrorizmit, sigurinë kibernetike, të drejtat e njeriut si dhe forcimin e mëtejshëm të veprimtarisë së kësaj organizate.

Në dokument vihet në dukje se prej 70 vjetësh, si një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare me përfaqësim dhe autoritet, OKB-ja mbështeti veprimtarinë e saj në tre shtylla kryesore, atë të paqes dhe sigurisë, zhvillimit dhe të drejtave të njeriut. OKB-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në çeshtje të progresit të njerëzimit. Komuniteti ndërkombëtar duhet jo vetëm përkujtojë frymën e Kartës së OKB-së, por duhet ti japë energji dhe vitalitet të ri. (Vera/Eda Merepeza))

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China