PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbyllet Samiti i Klimës Kinë-SHBA
2015-09-18 10:00:40 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i Klimës Kinë-SHBA ka përfunduar në Los Angeles.

Këshilltari i Shtetit i Kinës Yang Jiechi kryesoi delegacionin kinez gjatë pjesëmarrjes në këtë samit.

Ai tha se fokusi i takimeve në Los Angeles u përqendrua kryesisht tek zbatimi i marrëveshjes së vitit të kaluar, arritur në takimin e APEC-ut në Pekin.

"Ndryshimi i klimës është një nga sfidat më madhore me të cilat përballet bota sot, dhe është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë njerëzimit për ta trajtuar atë."

Zv.presidenti amerikan Joe Biden tha se veprimet nga të dyja palët, Kina dhe SHBA-ja, do të jenë kyçe në zbatimin e një marrëveshjeje globale për ndryshimin e klimës, nënshkruar në dhjetorin e kaluar në Paris.

Në samitin dyditor në Los Angeles morën pjesë të dërguar nga rreth 30 qeveri vendore nga dy vendet.

Ata trajtuan çështje specifike për ruajtjen e energjisë dhe reduktimin e lëshimit të gazrave ndotës.

Ndërkohë, qyteti i Los Angeles po planifikon të ulë emetimet e gazit në vitin 2025 me deri 45 për qind. Pekini parashikon që emisionet e dioksidit të karbonit do të ulen ndjeshëm deri në vitin 2020. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China