PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forumi i Davosit, ekonomia kineze në fokus
2015-09-11 16:12:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:焦点---Jiāo diǎn---Fokus

Të enjten u hap Forumi Veror i Davosit 2015 në qytetin Dalian të Kinës Verilindore. Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe mbajti fjalën e rastit, ku paraqiti një analizë të mëtejshme mbi prirjen e zhvillimit ekonomik të Kinës, duke ritheksuar që ekonomia kineze nuk do të ketë ulje të fortë. Ndërkohë, ai deklaroi para pjesëmarrësve të forumit që Kina asnjëherë nuk do të futet në një luftë monetare, duke paraqitur konceptin që bizneset e saponisura luajnë një rol të ri udhëheqës në ekonominë kineze.

Pjesmarrësit në Forum janë të mendimit që fjalimi i kryeministrit Li Keqiang i tregon botës vendosmërinë dhe besimin e qeverisë kineze mbi rregullimin strukturor, stabilizimin e rritjes dhe stimulimin e zhvillimit, çka u jep investitorëve të huaj besim të plotë.

Në fjalimin e tij, kryeministri Li Keqiang u ndal te vizita e tij në një biznes të saponisur në qytetin Dalian, duke thënë se biznese të tilla luajnë rol të ri udhëheqës, janë shpresë për zhvillimin e ardhshëm ekonomik, marrin pjesë në përpilimin e hartës së re të rritjes kineze dhe botërore dhe janë shpresa dhe e ardhmja e ekonomisë kineze. Zv/presidenti i FMN-së Zhu Min u shpreh që inovacioni është një aspekt i rëndësishëm për zhvillimin teknik dhe rritjen e produktivitetit në mbarë botën. Përpjekjet e qeverisë kineze për rinovim masiv janë në të mirë të përmirësimit të strukturës së rritjes ekonomike.

"Në një gjendje me rinovim masiv, mendoj që nëse qeveria kineze mund të drejtojë këtë gjendjen në prodhimin e integruar dhe në shtimin e produktivitetit industrial, do të ndryshojë në mënyrë thelbësore struktura e rritjes ekonomike në Kinë," thotë Zhu Min.

Në fjalimin e tij, kryeministri kinez ritheksoi që megjithëse me luhatje, ekonomia kineze ende ka një prirje pozitive. Ai është i mendimit që tani sektori i teknologjisë së lartë po zhvillohet më shpejt se sektori industrial. Sektori i kursimit të energjisë dhe ekonomisë së gjelbër po zhvillohen shpejt dhe pikët e reja të rritjes po formohen shpejt. Ekonomia kineze do të ketë një gjendje më të mirë në të ardhmen dhe ky nuk është thjesht një mendim optimist, por me bazë, kusht dhe fuqi. Profesori i Universitetit të Harvardit Fahmy Tarazi është i mendimit që fjalët e kryeministrit Li janë një sinjal shumë pozitiv për komunitetin ndërkombëtar dhe ai po pret të shohë arritjet e reformave të Kinës.

"Kjo ka shtuar besimin e investitorëve për ekonominë kineze dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik. Gjithashtu, kjo do të luajë rol qetësues për tregun ndërkombëtar. Ai vuri në dukje që ekonomia kineze ende është e fuqishme. Megjithëse ka disa sfida, kemi besim në qeverinë kineze mbi zgjidhjen e këtyre problemeve. Shumëllojshmëria dhe ndërkombëtarizimi i ekonomisë është një prirje e domosdoshme dhe masat reformuese janë në të mirë të saj. Kështu, presim që të shohim këto masa të luajnë rol afatgjatë," thotë Fahmy Tarazi.

Duke theksuar që ekonomia kineze mbetet ende një burim për rritjen ekonomike botërore, kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti masat reformuese të qeverisë mbi tatimet, financën, vendosjen e çmimit, etj. Ai u shpreh që Kina do të nxitë vazhdimisht reformat e rregullta dhe kjo vendosmëri nuk do të ndryshojë dhe hapat nuk do të ngadalësohen. Zv/presidenti i kompanisë Tianhe Yang Xiaozhong është i mendimit që qeveria kineze ka bërë shumë reforma gjatë mandatit të saj, posaçërisht masat mbi lehtësimin e fuqive administrative, të cilat janë në të mirë të sektorëve të shumtë.

"Në shumë sektorë, miratimi është shndërruar në shqyrtim dhe shqyrtimi është bërë me regjistrim. Ne mendojmë që kjo është një gjë shumë pozitive për sektorin fotovoltaik, pasi ka kursyer kohë dhe ka shtuar efektivitet. Kjo na ndihmon shumë për nxitjen e projektit bashkëpunimi dhe prodhimit efikas," thotë Yang Xiaozhong. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China