PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: Kina do të ruajë rritjen e mesme dhe të lartë të ekonomisë
2015-09-11 10:06:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha të enjten se Kina do të përpiqet të zbatojë reformën strukturore dhe strategjinë e zhvillimit me novacion, që të shfrytëzojë plotësisht potencialin ekonomik dhe të ruajë rritjen e mesme dhe të shpejtë të ekonomisë kineze.

Li Keqiang i tha këto në ceremoninë e hapjes së Forumit të 9-të të Davosit Veror, që zhvillohet në qytetin Dalian të Kinës Verilindore. Ai theksoi se aktualisht ekonomisë botërore i mungon dinamika e rimëkëmbjes dhe as Kina nuk mund të përjashtohet nga kjo situatë e përgjithshme. Por në zhvillimin e ngadalshëm dhe të qëndrueshëm, ka më shumë pritshmëri pozitive dhe shanse se sa sfida.

Kryeministri kinez vuri në dukje se reformat financiare po zbatohen në drejtimin e marketizimit dhe sipas ligjit, me synim kultivimin e tregut të hapur të kapitaleve, transparent dhe me zhvillim normal afatgjatë. "Kina do të përpiqet të parandalojë rreziqet financiare rajonale e sistematike," theksoi Li.

"Kina do të kryejë sistemin e pagesave ndërkufitare të monedhës kineze RMB, që të zhvillohet tregu i RMB-së jashtë Kinës dhe do të përkrahë eksportin e pajisjeve," shtoi kryeministri kinez.

Në Forum marrin pjesë mbi 1700 të ftuar,përfshirë kryetarin e Forumit të Ekonomisë Botërore Klaus Schwab, politikanë dhe përfaqësues nga mbi 90 vende e rajone të botës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China