PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, nis Forumi i Davosit Veror
2015-09-09 20:48:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë kineze të pranishme në Davosin Veror, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, kanë tashmë një vizion global në kërkim të rritjes dhe zhvillimit.

Më shumë se 290 përfaqësues në këtë veprimtari treditore, që nisi të mërkurën në qytetin Dalian të Kinës Verilindore, janë nga kompanitë e reja dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ekonomistët e huaj dhe njerëzit e qarqeve të biznesit dhe të politikës përbëjnë 60 për qind të të pranishmëve.

Sipërmarrësit kinezë janë të interesuar veçanërisht në atë se si mysafirët e huaj i shohin mundësitë e rritjes globale.

Sun Pishu është një nga përfaqësuesit kinezë që ndjekin forumin. Sun shprehet: "Gjithkush e ka drejtuar fokusin nga rritja dhe është duke folur në lidhje me të. Cila është pikëpamja e tyre mbi reformën e Kinës? Si e sheh bota Kinën dhe si e sheh Kina botën në një mjedis më të gjerë? Këto janë pyetjet për të cilat jam më shumë i interesuar."

Në forumin e sivjetshëm do të ketë më shumë se 155 diskutime, të fokusuara kryesisht në ndërveprueshmërinë në zonën e teknologjisë.

Në forum marrin pjesë rreth 1700 pjesëmarrës nga më shumë se 90 vende.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China