PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Merkel: BE-ja të zbatojë politikë të unifikuar për refugjatët
2015-09-02 09:53:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, që po viziton Berlinin, u shprehën se BE-ja duhet të zbatojë një politikë të unifikuar mbi refugjatët për të përballuar fluksin e tanishëm.

Në konferencën e përbashkët të shtypit, Merkel i bëri thirrje Greqisë dhe Italisë të themelojnë qendrën e regjistrimit të refugjatëve, ndërsa Komisionit të BE-së të caktojë vendet e sigurta, duke lehtësuar procedurën e kthimit për ata që nuk kanë të drejtë qëndrimi në BE.

Gjermania kërkon që refugjatët të ndahen në grupe si të rrezikuar nga lufta, sipas gjendjes ekonomike dhe aftësisë së pranimit të çdo shteti të BE-së.

Kryeministri i Spanjës Rajoy tha se problemi i refugjatëve do të jetë sfida më e madhe e Europës në vitet e ardhshme, ndërsa bëri thirrje që BE-ja të caktojë politikën e unifikuar të strehimit. Sipas tij vetëm refugjatë nga shtete të pasigurta mund të marrin strehim. "Spanja mund të pranojë afro 2700 refugjatë," shtoi Rajoy. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China