PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Malajzi, shtohet presioni për dorëheqjen e kryeministrit
2015-08-31 09:45:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Malajzisë Najib Razak është vënë nën presion për dorëheqje pasi një dokument që u zbulua muajin e kaluar tregonte se ai kishte marrë në llogarinë e tij personale mbi 600 milionë dollarë nga subjekte të lidhura me Fondin Shtetëror 'Malaysia Development Berhad' që aktualisht ndodhet i zhytur në borxhe.

Razak po i bën thirrje popullit të qëndrojë i bashkuar për të zgjidhur problemet.

"Ne refuzojmë çdo formë demonstrimi në rrugë që do të kërcënojë paqen dhe shkaktojë probleme në popull, rruga nuk është kanali i drejtë për të shprehur shqetësimet në një shtet demokratik. Ashtu si ne e dimë se ajo që ndodhi gjatë dy ditëve të fundit, nuk ishte e arsyeshme."

Me qindra protestues u mblodhën në Kuala Lumpur gjatë fundjavës për të kërkuar dorëheqjen e Razak-ut.

Më vonë ai tha se paratë ishin donacion nga Lindja e Mesme. Që prej daljes së dokumentit Razak ka shkarkuar zëvendësin e tij dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, përfshirë dhe prokurorin e përgjithshëm për hetimin e tij.

Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, Razak thotë se ai do të qëndrojë në detyrë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China