PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, shkelje në tregun e aksioneve
2015-08-31 09:28:38 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze po mbajnë disa njerëz në paraburgim për shkeljet e pretenduara në tregun e aksioneve.

Një prej tyre është Wang Xiaolu, një gazetar i revistës kineze "Caijing".

Ai është vënë nën "masën e detyrueshme penale" pasi dyshohet se ka përhapur informacion të rremë tregun e letrave me vlerë.

Liu Shufan, një zyrtar nga Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë, është ndaluar gjithashtu nga autoritetet nën akuzat e tregtimit të brendshëm, ryshfetit dhe falsifikimit të vulave zyrtare.

Autoritetet po mbajnë gjithashtu 4 drejtuesit e lartë të "CITIC Securities" për tregtime të brendshme të dyshimta.

Në të njejtën kohë, autoritetet kineze kanë dënuar rreth 200 vetë për përhapjen e spekulimeve lidhur me bursën kineze, shpërthimin në Tianjin dhe përkujtimin e 70-të vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.(AlBaNa)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China