PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Protesta masive në Japoni, kërkohet largimi i Abes
2015-08-31 09:27:24 CRI Komenti juaj Printoni

Tokio u përfshi nga protestat masive në fundjavë, pasi partitë opozitare kanë kundërshtuar politikat e reja të mbrojtjes të kryeministrit Shinzo Abe.

Rreth 120 mijë protestues u mblodhën jashtë parlamentit këtë fundjavë, duke u kërkuar ligjvënësve të rishikojnë planet për ndryshime në kushtetutë për mbrojtjen.

Ligjvënësi Ichiro Ozawa ishte në mesin e protestuesve që bënë thirrje për largimin e Shinzo Abes nga detyra.

Organizuesja e protestës Mami Aoji beson se eksziston një prirje e rrezikshme në rritje në politikën japoneze.

"Nëse do ta përshkruaja Japoninë me një frazë, do ta cilësoja 'një komb i qetë.' Por, në këto momente, po ndodh diçka e pa imagjinueshme, paqja po shkatërrohet."

Projektligji i ri që do të lejojë forcat e armatosura të Japonisë të luftojnë jashtë vendit po shqyrtohet në Dhomën e Lartë të parlamentit japonez. (AlBaNa)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China