PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Tianjin arrin në 121
2015-08-23 11:37:14 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i magazinës në Tianjin në veri të Kinës ka arritur në 121.

Shpërthimet e fuqishme kanë ndodhur në Portin e Tianjin-it në natën e 12 gushtit.

Ndër të vdekurit janë 67 zjarrfikës dhe shtatë policë.

Numri i të vdekurve ishte 116 deri të premten pasdite.

54 persona rezultojnë të humbur, duke përfshirë 37 zjarrfikës dhe katër policë.

Deri tani 640 persona janë të shtruar në spitale, ku 48 janë të plagosur rëndë.

Policia e Tianjin-it ka kryer testet e ADN-së tek 121 viktimat e shpërthimit, ku dy trupa mbeten të pa identifikuar.

Qendra e monitorimit të mjedisit të qytetit bën të ditur se shpërthimet nuk e kanë kontaminuar sipërfaqen ujore përreth dhe as ujërat në det të hapur.

Në magazinë ruheshin qindra ton kimikate toksike në kohën e shpërthimit, duke përfshirë rreth 700 ton cianid natriumi.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China