PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shpërthimet në Tianjin, 44 të vdekur dhe mbi 21 të zhdukur
2015-08-13 20:44:28 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të vdekurve nga dy shpërthimet masive në qytetin-port të Tianjin natën e së mërkurës ka arritur në 44, ndërkohë mbi 21 persona janë deklaruar të zhdukur.

Spitalet në të gjithë qytetin janë vënë në gjendje emergjente. 520 të plagosur po mjekohen në to, duke përfshirë 52 në gjendje të rëndë.

Shpërthimet ndodhën në një terminal kontejnerësh, që përmbante mallra të rrezikshme, por ende nuk dihet natyra e tyre.

Mbi 1 mijë zjarrëfikës janë ende në vendngjarje duke luftuar për shuajtjen e flakëve.

Ndërkohë, autoritet deklaruan se po monitorojnë nga afër cilësinë e ajrit në dhe përreth qytetit nga frika për përhapjen e mëtejshme të tymit toksik.

Autoritetet kanë siguruar gjithashtu se cilësia e ajrit në Pekin nuk do të ndikohet nga shpërthimet në Tianjin.

Ata thanë se era nga drejtimi i jugperëndimit në Tianjin pritet t'i transferojë ndotësit në detin Bohai.

Presidenti Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang kanë thënë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për t'i vënë nën kontroll zjarret në portin e Tianjin-it.

Ata kanë kërkuar gjithashtu një hetim të plotë dhe ndëshkim për përgjegjësit për çdo shkelje që ka kontribuar tek shpërthimet. (AlBaNa)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China