PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bertand-Britania të ndalojë fluksin e emigrantëve
2015-08-03 09:40:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ish ministri francez i punës Xavier Bertand kritikoi Britaninë e Madhe për rritjen e numrit të emigrantëve në qytetin port të Kalesë. Bertand tha se Britania duhet të ndryshojë ligjet e saj të punës për të zgjidhur këtë çeshtje.

"Ata duan të shkojnë në Angli. Pse? Sepse e dinë që atje mund të gjesh punë, pasi mund të punosh pa kartë identiteti. Ju duhet të ndryshoni politikën tuaj."

Mësohet se rreth 5 mijë emigrantë ndodhen aktualisht në kampet rreth Eurotunelit në Kale. Ata përdorin Channel Tunnel si rrugë kalimi për në Britaninë e Madhe. Rreth 200 prej tyre kanë arritur të shmangin masat e sigurisë në Kale, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar nga policia franceze. Emigrantët përpiqen të hipin në trena apo kamionë për të përshkuar tunelin që të çon në Britani, ndërsa mësohet se 10 prej tyre janë vrarë javët e fundit.

Qeveria britanike ka premtuar shtim të rojeve të sigurisë, përforcime policore dhe rrethim më të mirë të zonës për të luftuar trafikun e paligjshëm të emigrantëve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China