PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ende asnjë provë lidhjeje mes fragmentit metalik dhe avioni malajzian
2015-08-03 10:37:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në mëngjesin e 2 gushtit, në një plazh të ishullit le Reunion, u zbulua një dorezë metalike, por deri tani nuk ka asnjë provë që tregon lidhjen mes kësaj mbetjeje dhe avionit të humbur të Malaysia Airlines.

Sipas medieve vendore të ishullit, fragmenti metalik u gjet 25 kilometra larg nga vendi ku u gjet një mbetja që dyshohet si krahu i avionit të fluturimit MH370.

Më 29 korrik në brigjet e ishullit la Reunion u gjet një pjesë krahu e avionit që dyshohet se i përket Boing-ut 777 të humbur, ndërkohë një ditë më pas u gjet mbajta e një valixheje. Të dyja mbetjet janë dërguar për t'u hetuar në Francë.

Avioni malajzian i fluturimit MH370 i linjës Kuala Lumpur – Pekin u zhduk nga radarët më 8 mars të vitit 2014. Në të kishte 239 njerëz në bord. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China