PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini, qyteti fitues për Lojrat Olimpike Dimërore 2022
2015-07-31 18:50:07 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping premten përshëndeti suksesin e kandidaturës për Lojrat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore 2022, për Pekinin së bashku me Zhangjiakoun.


Në një letër urimi për delegacionin e kandidaturës së Pekinit 2022, Presidenti Xi shprehu: "Të gjithë ju keni bërë përpjekje të mëdha. Unë shpresoj se me mbështetjen e popullit kinez, ju do të vazhdoni të punoni shumë për një performancë fantastike, të jashtëzakonshme për Lojërat Olimpike Dimërore ".


Liu Yunshan, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kineze, mori pjesë në një festë në Parkun Olimpik në Pekin të premten në mbrëmje.


Liu theksoi suksesin e kandidaturës, dhe shprehu falënderimet për të gjithë njerëzit e përfshirë.


Liu tha se, " 1.3 miliard kinezë përqafojnë përsëri Lëvizjen olimpike. Kjo, jo vetëm që ndihmon në zhvillimin e sporteve dimërore në Kinë, por edhe në forcimin e miqësisë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis popullit kinez dhe popujve nga vendet dhe rajonet e tjera."


Në fjalën e tij, Liu ftoi të gjithë miqtë në mbarë botën për të ardhur në Pekin për të shijuar festën olimpike dimërore.


Rreth 6,000 njerëz janë duke festuar suksesin e fitorenë Parkun Olimpik.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China