PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadorja kineze vizitoi Durrësin
2015-07-31 09:07:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu vizitoi të enjten qytetin e Durrësit dhe u takua me kryebashkiakun Vangjush Dako. Gjatë vizitës në Autoritetin Portual të Durrësit, ambasadorja Jiang, e shoqëruar nga këshilltari politik Ma Lihui dhe anëtarë të tjerë të ambasadës kineze, inspektoi edhe territorin ku do të ndërtohet zona industriale e Durrësit.

Gjatë takimit me z. Dako, ambasadorja Jiang tha se marrëdhëniet kino-shqiptare ndodhen në fazën e re të zhvillimit të gjithanshëm dhe të shpejtë. Besimi reciprok politik midis dy vendeve është thelluar pandërprerë dhe janë zgjeruar më tej shkëmbimet në fusha të ndryshme, gjë që krijojnë kushte të favorshme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Shkëmbimet midis qyteteve të të dy vendeve janë mbështjetje e rëndësishme për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe kanë potencial të madh. Durrësi, me historinë e lashtë dhe me pozitën e mrekullueshme gjeografike, si port nr.1 i Shqipërisë dhe një nga qytetet më të zhvilluara të vendit, ka mundësi pafund të zhvillimit. Pala kineze është e gatshme të nxitë së bashku me palën shqiptare shkëmbimet miqësore midis qyteteve kineze dhe Durrësit.

Ambasadorja Jiang i shpjegoi Dakos edhe strategjinë e Kinës "një brez e një rrugë". Ajo tha se Brezi Ekonomik përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të përshkojnë kontinentin euro-aziatik dhe lidhin qarkun aktiv ekonomik të Azi-Paqësorit me qarkun e zhvilluar ekonomik të Europës. Ambasadorja Jiang theksoi se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë plotësisht platformën dhe shance të reja të krijuara nga "një brez e një rrugë" në bazë të epërsive dhe burimeve të palëve, që të shtojnë shkëmbime e bashkëpunim në tregti, investime, planifikimin e ndërtimin urbanistik, kulturë e arsim, për të nxitur zhvillimin normal dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Zoti Vangjush Dako e mirëpriti vizitën e delegacionit të kryesuar nga ambasadorja Jiang dhe u shpreh se miqësia tradicionale mes dy popujve ka hedhur një bazë të mirë për bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Zoti Dako e njohu ambasadoren Jiang me gjendjen e Durrësit dhe planet për zhvillimin e këtij qyteti. Ai i mirëpriti kompanitë kineze të marrin pjesë në zhvillimin e qytetit të Durrësit. Dako theksoi se, si kryetar i bashkisë për një mandat të ri, ai dëshiron të çojë përpara shkëmbimet miqësore mes Durrësit dhe qyteteve kineze, duke nxitur më shumë arritjet e rezultateve konkrete nga shkëmbimet rajonale.

Durrësi është një qytet i bukur bregdetar në Shqipërinë Qendrore, buzë detit Adriatik. Ky qytet ka portin më të madh të Shqipërisë, që është një pikë e rëndësishme e lidhjeve detare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane. Durrësi u ndërtua në vitin 627 para erës sonë dhe ka qenë ndër portet më të rëndësishme të Perandorisë Romake. Gjatë sundimit bizantin, anijet nga rajone të ndryshme të Mesdheut mblidheshin në këtë port, prandaj ky port është quajtur edhe si "hoteli në Adriatik" dhe "shtrati i luleve në detin Adriatik".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China