PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia: Krijohet Gjykata Ndërkombëtare për rrëzimin e MH17-s
2015-07-31 10:19:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Rusisë u shpreh të enjten se propozimi i disa vendeve për ngritjen e Gjykatës Ndërkombëtare mbi rrëzimin e aeroplanit MH17 të "Malaysia Airlines" ka qëllime politike dhe është i nxituar.

Në një deklaratë të kësaj ministrie theksohet se propozimi është bërë në një kohë të papërshtatshme dhe nuk është konstruktiv. Deklarata vë në dukje se, ndonëse Rusia dëshiron të shmangë ndarjet brenda Këshillit të Siguriimit të OKB-së, për të nxitur kthimin e hetimeve mbi rrëzimin e MH17-s në rrugën e duhur, Moska do të vërë veton kundër krijimit të gjykatës ndërkombëtare për MH17-n.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia shpreh edhe një herë ngushëllime të thella për viktimat. Pala ruse kërkon të zhvillohet një hetim i pavarur dhe transparent mbi rrëzimin e MH17-s e të ndëshkohen fajtorët, dhe do të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për hetimin.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China