PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e ASEAN-i zotohen për ruajtjen e paqes në detin e Kinës Jugore
2015-07-30 09:34:22 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën u zhvillua në Tianjin të Kinës Takimi i 9-të i Zyrtarëve të Lartë Kinë-ASEAN për çështjen e detit të Kinës Jugore. Kina dhe vendet e ASEAN-it u zotuan në këtë takim se do të nxitin hartimin e një Kodi Sjelljeje dhe do të ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Tajlandës Don Promudwinai tha se takimi kishte rëndësi për nxitjen e përfundimit të hershëm të Kodit të Sjelljes.

"Për këtë sesion, është e rëndësishme që ASEAN-i dhe Kina të punojnë për përfundimin e hershëm dhe nxitjen e Kodit të Sjelljes. Ne jemi dakord të vendosim për një fazë të re këshillimesh për Kodin e Sjelljes."

Në takim është miratuar po ashtu një plan pune për zbatimin e Deklaratës së Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore për vitet 2015-2016.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Liu Zhenmin thotë se palët përkatëse duhet të tregojnë durim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në detin e Kinës Jugore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China