PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina heton zjarrvënien në fluturim civil
2015-07-27 09:58:51 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e Aviacionit Civil e Kinës(CAAC) përmes një video-konference trajtoi të dielën incidentin e zjarrëvënies në fluturimin ZH9648.

Gjatë mbledhjes Administrata urdhëroi drejtuesit e aeroportit të qytetit Taizhou, nga ku u nis avioni të marrin masa për hetimin e drejtë të incidentit si dhe i kërkoi Drejtorisë së Kontrollit të Aviacionit Civil për krahinat lindore që pas vlerësimit të masave të sigurisë të vendosë nëse duhet ndërprerë përkohësisht funksionimi i aeroportit.

Rreth orës 1.00 të mëngjesit të së dielës, në aeroplanin e linjës ZH9648 që u nis nga aeroporti Taizhou me destinacion Guangzhoun, një pasagjer tentoi të ndezë zjarr dhe të prishë pajisjet e kabinës. Me ndihmën e pasagjerëve, ekuipazhi i avionit arriti të shmangë aksidentin e rëndë.

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civili ka urdhëruar drejtoritë në krahina të ndryshme të vendit të kryejnë kontrolle për gjendjen e sigurisë në aeroportet me kapacitet të mesëm dhe të vogël.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China