PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putini: Rusia duhet të vazhdojë të jetë fuqi detare
2015-07-27 09:58:24 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin theksoi të dielën se Rusia duhet të ruajë pozicionin e vet si fuqi detare dhe se është një përgjegjësi e madhe e vendit.

Sipas uebsajtit të presidentit të Rusisë, në fjalimin e mbajtur të dielën gjatë kremtimeve me rastin e Ditës së Forcave Detare, në bazën e Flotës së Detit Baltik në Kaliningrad, Putini vuri në dukje se forcat detare kanë qenë krenaria e Rusisë dhe se Rusia ka qenë fuqi detare. Sipas tij, ruajtja e këtij pozicioni si fuqi detare është një përgjegjësi e madhe historike dhe brezave të ardhshëm u duhet trashëguar një flotë e madhe dhe moderne.

Kreu i Kremlinit u shpreh gjithashtu se vitet e fundit Rusia ka bërë shumë punë për konsolidimin e forcave detare, duke i pajisur ato me luftanije të tipit të ri, nëndetëse të reja bërthamore etj. "Tani flota luftarake ruse është në gjendje të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare," vuri në dukje presidenti rus Vladimir Putin. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China