PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sazani-Nis projekti i kthimit të ishullit në destinacion turistik
2015-07-27 09:53:30 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia Kombëtare e Bregdetit po punon që të kthejë ishullin e Sazanit në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në Shqipëri. Drejtori i saj, Auron Tare pasi ka ngritur në fundjavë flamurin në ishull ka bërë të ditur se Agjencia Kombëtare e Bregdetit nis në Sazan një projekt ambicioz në kthimin e ishullit të braktisur në një zonë të rëndësishme të turizmit rajonal në bashkëpunim me agjencinë partnere franceze "Conservatuar de Littoral".

Projekti synon ta kthejë ishullin në një atraksion turistik të klasit të parë, si dhe të krijoje këtu një Qëndër Kërkimore Shkencore, e cila do të kryejë studime mbi ekosistemet detare, arkeologjinë navale, energjinë alternative. Ishulli i Sazanit, me emrin e lashtë Sason daton në shekullin e VI p.e.s. (ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China