PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shefi i WBG-Ekonomia kineze e fortë dhe e shëndetshme
2015-07-17 19:04:46 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore (WBG) Jim Yong Kim deklaroi të premten se bazat ekonomike të Kinës janë të shëndetshme, pavarësisht paqëndrueshmërisë së fundit në tregun e aksioneve. "Kina ka ndërtuar ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe ka ndërmarrë reforma domethënëse që synojnë tu ofrojnë të gjithë qytetarëve të saj mundësi për begati", theksoi në Pekin, shefi i WBG.

Ai tha se Kina është e vendosur në kryerjen e reformave fiskale për transformimin e modelit të saj të rritjes ekonomike. Pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike që nga viti 2012, të cilën presidenti Xi Jinping e ka quajtur "gjendje e re normale", Kina mbetet kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike globale, që nga kriza financiare botërore, theksoi Jim Yong Kim para medieve.

Më tej ai nënvizoi se vitin e kaluar rritja ekonomike e Kinës shënoi një ngadalësim dhe ishte 7.4%, ndërsa për vitin 2015 Grupi i Bankës Botërore ka parashikuar rritje ekonomike prej 7%, që "mbetet sërish e lakmuar nga bota". "Pavarësisht luhatjeve të fundit të tregut të aksioneve, ekonomia kineze mbetet e fortë dhe bazat e saj të shëndetëshme", tha Jim. Ai vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria kineze në fushën ekonomime dhe sociale, me synim shndërrimin e modelit të rritjes, që të bëhet më efikas, i barabartë dhe i qëndrueshëm". (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China