PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i bën thirrje Japonisë të përballet me historinë
2015-07-06 10:12:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i ka bërë thirrje Japonisë të përballet me historinë, të mbrojë dinjitetin e çdo punëtori me punë të detyruar gjatë viteve 40' të të shekullit të kaluar.

Ambasadorja e Kinës në UNESCO Zhang Xiuqin e bëri këtë apel të dielën, pas përfshirjes së "Kompleksit të Revolucionit Industrial Meiji" të Japonisë në Listën e Trashëgimisë Botërore.

" Kompleksi Meiji" përbëhet nga një grup ndërtesash që luajtën rol të rëndësishëm gjatë industrializmit të Japonisë në fund të shekullit të 19-të.

Para vendimit të UNESCO-së, Japonia u detyrua të pohonte se në vitet 40' të shekullit të kaluar, një numër i madh koreanësh dhe shtetasish të tjerë nga vendet e rajonit u detyruan me forcë të punonin në kushte të këqija në këto punishte industriale. Kjo histori u injorua në dokumentet fillestare për aplikimin e "Kompleksit Meiji" në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Gjatë shqyrtimit, qeveria japoneze përmes një deklarate duke konfirmuar këtë fakt historik, theksoi se " do të reflektojë lidhur me historinë e çdo ndërtese përkatëse."

Lidhur me këtë, z. Du Yue, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të UNESCO-së në Kinë u shpreh se për shkak të përpjekjeve të Kinës dhe Koresë së Jugut, pala japoneze u detyrua të pohojë krimet historike, por nuk duhet të mungojë vëmendja e ndërkombëtarëve për respektimin dhe pasqyrimin e të vërtetave historike. (Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China